17 Korrik, 2022

Fansi i propozon për martesë në mes të koncertit, Xhensila Myrtezaj i jep përgjigjen e prerë (Video)


Xhensila Myrtezaj është një ndër artistet më të suksesshme në estradën shqiptare.

Këngëtarja tashmë është e angazhuar me koncerte të pafundme përgjatë sezonit të verës. Shpesh herë ndodh që artistët të përballen me situata të sikletshme në skenë përgjatë momenteve kur ata performojnë dhe një situatë e tillë i ka ndodhur dhe Xhensilës.

Artistja përgjatë kohës kur po këndonte, një fans i saj papritur i ka propozuar për martesë dhe përgjigja e këngëtares ishte menjëherë e prerë. Artistja i tregoi dorën e majtë ku në gisht mban unazën e saj të martesës teksa lë të kuptohet që është e martuar ndërsa fansi këmbëngul dhe i thotë: “Edhe unë jam i martuar”.

Këngëtarja i jep përgjigjen përfundimtare duke i thënë “boll” dhe largohet duke vazhduar performancën e saj.

Rikujtojmë se Xhensila dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. E ndonëse kanë rreth pesë vite të martuar, ata e njohin njëri-tjetrin që kur ishin adoleshentë dhe sot janë prindër të një vajze, Ajkën.

Këngëtarja ka folur së fundmi rreth marrëdhënies së saj me aktorin e humorit dhe nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për partnerin e saj. Ajo tregoi se Besi i është gjendur në momentin e saj më të vështirë në jetë dhe e ka ndihmuar. Sipas saj, ky ishte momenti kur e kuptoi që aktori ishte njeriu që i duhej në jetë.

Përsa i përket ‘krizave’ në marrëdhënie, këngëtarja nuk ngurroi të tregonte se dhe mes tyre ka pasur situata të tilla por ia kanë dalur gjithmonë ta gjejnë rrugëdaljen për t’i kapërcyer vështirësitë dhe të jenë pranë njëri-tjetrit.
“Zemërgjerësia e Besit më ka përfshirë edhe mua. Besi ka një shpirt shumë të bukur. Nëse ka një gjë që e reflekton deri te drita e syrit, është zemra e tij e pastër, e bardhë, dëshira për të ndihmuar të tjerët. Ka një dëshirë për të ndihmuar, ai ‘bëhet copash’ për njerëzit. Unë jam rritur me Besin edhe kemi marrë shumë nga njëri-tjetri…” (Kliko për të lexuar lajmin e plotë)

 

© Panoramaplus.al