Së fundmi ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. bëhet fjalë për Alba Hoxhën, e cila tashmë nuk është vetëm pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, por edhe prezantuese e motit në “Tv Klan”.

Alba është mjaft e ndjekur në profilin e saj në “Instagram”, ku postimet e saj marrin mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Ajo së fundmi ka postuar një fotografi teksa pozon me një jumpsuit ngjyrë rozë. Përveçse Alba duket shumë elegante, ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe një koment nga një fans i saj.

Në vend të emrit Alba, ai e kishte ngatërruar me Klaudia-n, gjë të cilën balerina e ka marrë me sportivitet.

“Sa e bukur je Klaudia”, i shkruante fansi. “Jam Alba.”- ja ktheu ajo fansit me të qeshur, ndërkohë që ky i fundit i kërkoi ndjesë për ngatërresën që kishte bërë.

“Hahaha, u më fal o Alba lapsus, je shum e mir, më ke bër të ndjek motin, që kurrë se kisha ndjekur”, i shkruan sërish fansi.
© Panoramaplus.al
