20 Tetor, 2023

Fansat të çmendur pas Taylor Swift dhe Travis Kelce shaktojnë trazira për të takuar çiftin! Ja çfarë ndodhi


Fansat e këngëtares së njohur Taylor Swift ditën e djeshme janë mbledhur së bashku në një restorant në Neë Canann, pasi ata menduan se ajo me darkonte me Travis Kelce dhe shoqen e saj Blake Lively.

Një burim për “Page Six” tregoi se një turmë masive me njerëz u mblodh jashtë restorantit “Elm” pasi pretendonin të bënin disa foto me çiftin.

Nga ana tjetër disa të tjerë u përpoqën të futeshin me forcë nga pjesa e pasme e restorantit, dhe kjo gjë bëri që të vinin zjarrëfikësja së bashku me tre oficerë policie.

Këngëtarja dhe futbollisti bënë daljen e tyre publike si çift mbrëmjen e së shtunës, disa javë pasi në rrjet arkulluan lajme se dyshja janë në një lidhje së bashku.

Kujtojmë që Taylor dhe Kelce fundjavën e kaluar u panë së bashku në “Saturday Night Live”.

© Panoramaplus.al