Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Tuna Sejdi do të sjellë albumin e saj të ti me titull “Fortuna”. Në postimet e saj të ndryshme, ajo është shprehur mjaft entuziaste për këtë album që e kishte ëndërruar me kohë.

Bëhet e ditur se këngëtarja do të sjellë tetë krijime muzikore, dy prej të cilave do të jenë në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe Ylli Limanin.

E teksa të gjithë sot presin eventin gjigant, ku Tuna do të bëjë prezantimin e albumit të saj, këngëtarja e njohur Soni Malaj ka zbuluar se asaj i ka ndodhur e papritura vetëm një ditë para.

“Më vjen shumë keq që për arsye familjare, unë nuk do të jem në këtë event kaq të rëndësishëm për ty dhe ndoshta pak kush e di që ti sot je shumë e sëmurë, por dëshira jote për të realizuar diçka unike, mposht edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore. Të uroj shumë suksese dhe e di që do ja dalësh mbanë ashtu siç ti di”, shkruan Soni në postimin e saj një ditë më parë, duke zbuluar se gjendja shëndetësore e Tunës nuk është edhe aq mirë.



