Këngëtarja Enca Haxhia ka njoftuar fansat e saj të shumtë se ka gati këngën e radhës, duke zbuluar se kësaj here bëhet fjalë për një baladë.

Kënga do të titullohet “Balad”, ashtu si zhanri muzikor. Madje do shohim një Enca shumë ndryshe nga ajo që kemi parë vitet e fundit.

Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja ka postuar një pjesë të këngës dhe fansave u ka pëlqyer shumë. Videoja ka marrë menjëherë mijëra komente dhe pëlqime.
View this post on Instagram
Soon… ❄️ Sa prej jush po presin? comment #balad and tag all your friends ?
Gjithashtu në postimin e saj, Enca ka premtuar se kënga do vijë shumë shpejt kështu që fansat duhet të presim edhe pak.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
