Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora dhe reperi i njohur, Ledri Vula, performuan dy ditë më parë në “Alba Festival” të zhvilluar në Zvicër.

Më pas, Ledri publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku u shfaq së bashku me Ritën dhe kaq deshën ndjekësit që të kërkonin një bashkëpunim mes tyre.
Në fotografi, Ledri shfaqet duke i hedhur krahun në bel këngëtares, ndërsa kjo e fundit në sup reperit. Disa ndjekës madje janë shprehur se duken si një çift simpatik.

Në foton që mori mijëra komente, ishte edhe Rita dhe mamaja e saj që patën diçka për të thënë. Këngëtarja i lë 3 emoji zemre, ndërsa Vera Ora i shkruan: “Ani zemra! Awww”.

“Po përshtatet bre”, ia ktheu Ledri me humor, të cilit Vera i përgjigjet: “Ashtu po duket”.
Nga këto komente, ndjekësit e reperit nisën që t’i kërkonin Verës, t’ia japë çikën Ledrit.

“Jepja çikën oj ingje!”, i shkuan dikush, ku mamaja e Ritës i përgjigjet duke qeshur: “Ingja i mban çikat për veti hahah”.
© Panoramaplus.al
