“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj, teksa herë pas here publikon në rrjetet sociale foto mjaft “hot”.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku ka postuar imazhe që tregonte linjat e saj perfektë.

E veshur vetëm me të brendshme dhe në dorë mban një cigare, Trejsi ka marrë një pozë mjaft provokuese. Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Por ajo që bie në sy te komentet, është se shumë nga ndjekësit e saj e “akuzojnë” atë se po kopjon modelen e njohur, Oriola Marashi me pozat që ka marrë.

“Nuk ke asnjë lidhje me Oriolen sado që përpiqesh”, i shkruan një komentues. “Je tu kopju Oriola Marashin pak”, i ka komentuar një tjetër ndjekës.

Lidhur me këto komente, “Miss Universe Albania” ka vendosur që të mos reagojë.
© Panoramaplus.al

