1 Gusht, 2023

Fansat e Shakirës nuk ndalen! Ata ‘hakmerren’ sërish ndaj Piques. Ja çfarë ndodhi kësaj here (Video)


Gerard Pique dëshironte të festonte mbylljen e sezonit të rregullt të kampionatit që ai organizon, ‘Kings League’. Por gjërat nuk kanë shkuar siç priste ish-futbollisti Ai kishte organizuar një festë madhështore me qindra të pranishëm në një disko të njohur në Madrid.

Collage Maker-30-Jul-2023-07-31-PM-3380

Por padyshim që nuk e priste që në momentin e fjalimit, ku e gjitha salla t’i vihej kundër. Fillimisht nisën sharjet kundër Barcelonës, e më pas një kor që ndoshta i ka ‘djegur’ më shumë ish-futbollistit. E gjithë salla nisi duke thërritur emrin e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira, ndërsa Pique kishte mbetur i shtangur me mikrofon në dorë, duke pritur derisa të mbaronte ky moment i sikletshëm për të.


Por jo vetëm kaq, pak më vonë, DJ vendosi një këngë që përsëri kujton historinë e tij me këngëtaren kolumbiane, “Waka Waka”, himnin e Botërorit 2010, kur Shakira dhe Pique u njohën pikërisht gjatë realizimit të videoklipit. Edhe pse Iker Kasijas, një nga të ftuarit e mbrëmjes, shpjegoi se kënga ishte për të kujtuar 13 -vjetorin e fitores së Botërorit, për Pique, padyshim që ky nuk ishte kujtimi më i bukur.

 

© Panoramaplus.al