‘Urrejtja’ e shumëpërfolur mes Hailey Bieber dhe Selena Gomez ka qenë në kryefjalën e mediave për shumë kohë.

Vajzat të cilat janë konsideruar nga fansat si rivale që nga viti 2018, kur Hailey u martua me Justin Bieber vetëm gjashtë muaj pasi ai u nda nga Selena pas një romance shtatëvjeçare me këtë të fundit.
Në vitet që pasuan, fansat kanë vendosur analizuar çdo lëvizje të tyre duke i akuzuar vazhdimisht se dyshja kanë ironizuar njëra-tjetrën në Internet.
E disa kohë më parë, Selena zbuloi se Hailey i ka kontaktuar personalisht pasi pretendon se ka marrë kërcënime me vdekje nga mbështetësit e saj, teksa sqaruan gjithashtu se mes tyre nuk ka pasur kurrë inate mes njëra-tjetrës.
Mirëpo duket se fansat vazhdojnë ende të komentojnë negativisht nëpër profilet e vajzave dhe kjo gjë ka sjellë reagimin e Haileyt. Nëpërmjet një poatimi në InstaStory, modelja i bëri thirrje fansave që të mos bëjnë komente negative në emrin e saj.
“Nëse po lini komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt, vetëm dijeni se unë nuk e dua këtë, as nuk do të mbështes ose do t’i pranoj komentet e urrejtjes, të poshtër ose të neveritshme. Të bësh këtë nuk më mbështet mua…
Nëse jeni duke marrë pjesë në këtë, ju jeni pjesë e një kulture në të cilën unë nuk dua të bëj pjesë. Ju lutemi të jeni të mirë ose mos thoni asgjë”,– shkroi Bieber.


