Një ditë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora performoi në paradën e ditës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë, mijëra fansa e kanë nxjerrë blof këngëtaren, pasi kanë vënë re se ajo ka kënduar me playback. Lëvizjet e gojës së saj nuk sinkronizoheshin me këngën në sfond dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të hidhen në sulm kundër Ritës.
Por në mbrojtje i ka ardhur këngëtari i famshëm, John Legend, i cili ka shpjeguar se çfarë ndodh zakonisht në evente të tilla.

“Fakt interesant. Të gjithë duhet të këndojnë me playback në paradë sepse organizatorët nuk kanë kapacitetin e nevojshëm të kenë pajisjet e audios për të përballuar një performancë live. Shpresoj që të gjithë ta keni shijuar, gjithsesi. Por nëse vini në shfaqjet e mia, të gjitha performancat janë 100 % live”, shkruan këngëtari në “Twitter”.

Por sigurisht që më vonë ka ardhur edhe reagimi i këngëtares shqiptare. Në “Twitter”, Rita falënderon John për sqarimin dhe shprehet se edhe ajo këndon live në çdo koncert.

“Faleminderit John Legend për sqarimin pasi edhe unë vetë do shkruaja. Të gjitha shfaqjet e mia janë 100% live, gjithmonë kanë qenë! Kur të vini në një shfaqje ORA bëhuni gati! Kthehemi te festat. I paçit sa më të mira.”, ka replikuar Ora në “Twitter”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
