24 Nëntor, 2022

Fansat e Jennifer Lopez të shqetësuar, çfarë po ndodh me këngëtaren?


Diva e muzikës pop Jennifer Lopez së fundmi ka shqetësuar fansat.

Vetëm pak ditë pas një postimi ku ajo pozon e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashethemeve  se po përjetojnë një krizë, rrjetet e saj sociale janë bërë ‘black’, pra të zeza.

226 milionë ndjekësit e Lopez janë të shqetësuar pasi kjo e fundit vendosi të fshijë çdo foto dhe video të sajën në rrjetet sociale. Ajo vendosi gjithashtu një ikonë të zezë në profilin e saj në Instagram duke bërë  shpejt të nisin spekulimet e fansave të këngëtares dhe aktores që po përpiqeshin të kuptonin se çfarë fshihej pas këtij vendimi. Siç vihet re, ka shumë gjasa që profili në Instagram të jetë vënë në sfond të zi për të përgatitur publikun për punën e saj të re muzikore.

Kujtojmë se Beyoncé bëri të njëjtën lëvizje me Instagramin për albumin e saj të 7-të muzikor. Vitet e fundit, Jennifer Lopez ka realizuar disa filma, ka krijuar një linjë produktesh bukurie për trupin dhe fytyrën, ka krijuar një dokumentar për “Netflix”, ka bërë paraqitje televizive, ka gjetur sërish dashurinë e jetës së saj, Ben Affleck, me të cilin u martua dy herë, por muzika e saj mbeti pas.

 

Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ndërkohë, Jennifer u martua me Marc Anthony në 2005 dhe tre vjet më vonë ata mirëpritën binjakët Emme dhe Max. Ata u divorcuan më pas në 2014. Faza e re që po kalon çifti nuk është aq e thjeshtë sa duket, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Emme dhe Max, fëmijët e Jennifer Lopez, nuk duan të kalojnë shumë kohë së bashku si familje.

© Panoramaplus.al