16 Korrik, 2019

Fansat acarohen me Faydee, nuk u pëlqeu bashkëpunimi me Luana Vjollcën: Kur këndon ajo më vret veshët… (FOTO)


Para 3-ditësh, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin e njohur Faydee”.

Klipi me titull “Yalla Habibi” u prit mjaft mirë nga publiku, duke marrë brenda pak kohësh më shumë se dy milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Por mesa duket fansat e Faydee nuk e kanë pëlqyer këtë bashkëpunim. Ata pëlqejnë këngën dhe zërin e Faydee, por jo mënyrën se si këndon Luana.

Teksa ai ka publikuar një video të shkurtër të këngës, ndjekësit i shkruajnë se zëri i Luanës nuk është i bukur dhe se nuk ka zgjedhur artisten e duhur shqiptare.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur, por kur këndon ajo më vret veshët”, shkruan një fanse e këngëtarit, ku një tjetër i përgjigjet: “Ajo nuk është këngëtare”.

“Nuk më pëlqen ajo vajzë. Sa poshtë paske rënë… Të dua ty e muzikën tënde, por nuk ishte artistja më e mirë shqiptare që t’i mund të bëje një këngë”, janë disa nga komentet e fansave të këngëtarit.

© Panoramaplus.al