14 Maj, 2021

Familjarët i presin kokën 20-vjeçarit, nuk e pranonin dot faktin se ishte homoseksual


Një 20-vjeçar iranian u vra brutalisht nga familja për shkak të orientimit të tij seksual.

20-vjecari

Alireza Fazeli-Monfared, me sa duket kishte planifikuar të largohej nga Irani, për të kërkuar strehim në Turqi, ku ai do të ribashkohej me të dashurin e tij. Për fat të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin menduar nga ai.

Familjarët i prenë kokën, pasi ata s’mund ta pranonin faktin se ai ishte një homoseksual.

Ishte një e ashtuquajtur “vrasje nderi”, e realizuar nga njerku i viktimës dhe dy kushërinjtë, të cilët mendonin se homoseksualiteti i tij ishte një turp për të gjithë familjen.

Mediat vendase shkruajnë se pasi iu pre koka, trupi i 20-vjeçarit u hodh jashtë qytetit.

Ditën e martë, rreth orës 19:00, për herë të fundit Alireza bëri një bisedë telefonike me nënën e tij”, shkruan revista IranWire.

Nga i njëjti burim mësohet se tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen, e cila ndodhi me datë 4 maj afër Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan në jugperëndim të vendit.

© Panoramaplus.al