1 Maj, 2024

Familja e Meriton Mjekiqit pranon lidhjen me Ilnisa Agollin? Ja si qëndron e vërteta (Video)


Mbrëmjen e djeshme Meriton Mjekiqi u surprizua nga Ilnisa Agolli në shtëpinë  e “Big Brother VIP”.

Gazetarja i tha banorit se e ka marrë malli shumë për të, teksa duke qeshur e porositi moderatorin që mos të kthehet në shtëpi pa fitoren.

Ndonëse deri tani është vënë re se familja e Meritonit nuk e ka mbështetur lidhjen e tij me Ilnisën, mesa duket kjo gjë ka ndryshuar.

Në faqen zyrtare të Meritonit, e cila menaxhohet nga familjarët e tij, ditën e sotme është postuar videoja e takimit të mbrëmjes së djeshme të çiftit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)

Mesa duket me këtë veprim familja e moderatorit kanë treguar se e kanë pranuar romancën e çiftit.

© Panoramaplus.al