1 Gusht, 2023

“Falenderoj Zotin”/ Familja e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos darkojnë së bashku, këngëtari ndan foton për ndjekësit e tij


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda ‘Big Brother VIP 2’ arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.

Çifti i cili nuk ngurron të postojë foto apo video krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. E së fundmi, këngëtari ka publikuar një foto ku po darkojnë dy familjet, ajo e tij dhe e Kiarës.

“Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”– shkroi Luizi krah fotos, duke e lënë publikun të kuptojq se raporti mes familjarëve të tyre shkon për mrekulli.

Madje, ai i dha fund njëherë e mirë thashethemeve se marrëdhënia mes Kiara Titos dhe nënës së tij nuk është e mirë. Këngëtari publikoi më parë një foto teksa nuse e vjehrrë darkojnë së bashku nën shoqërinë e tij.

Thashethemet se raporti mes Kiarës dhe vjehrrës së saj nuk ishte i mirë nisi pas nëna e Luiz Ejlli u tregua e ftohtë kur u pyet për partneren e të birit.

Gjithashtu ajo, edhe pse ishte në Shqipëri, nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës së Luizit dhe Kiarës që u mbajt në Bashkinë e Tiranës natën finale të BBV.

© Panoramaplus.al