1 Dhjetor, 2021

“Faleminderit Zot”- Iu rikthye tumori në tru pas 9 vitesh, përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit


Adriana Matoshi iu nënshtrua ditën e sotme (1 dhjetor) një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që iu rikthye pas 9 vitesh.

adriana matoshi, keith (4)

I dashuri i saj, Keith Groeneveld në një postim në InstaStory zbuloi se operacioni ka përfunduar me sukses.

“Faleminderit Zot, operacioni ishte i suksesshëm”, shkroi futbollisti afrikan.

adriana matoshi keith (2)

Aktorja dhe deputetja kosovare, zbuloi pak ditë më parë se 9 vite pasi e mundi këtë sëmundje, turmori iu ishte rikthyer. Dhe Adriana Matoshi sërish arriti ta fitojë “betejën” me tumorin në tru.

Në mbështetje të saj dhe për t’i dhënë kurajo u organizua edhe një marshim në Prishtinë.

Me anë të një postim në “Facebook” më 29 nëntor, nëna e katër fëmijëve zbuloi se do të përballej sërish mes jetës dhe vdekjes, megjithatë ajo u shpreh optimiste se do ia dilte mbanë pasi “rrugëtimi kishte për të vazhduar dhe ishte shumë i gjatë”.

adriana matoshi (1)

“Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…”, shkroi ajo.

Teksa dha edhe një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit dhe miqtë e saj: “Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.
N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja.”
adriana matoshi (8)
 
Gjatë kësaj kohe i qëndroi shumë pranë, partneri i saj, Keith Groeneveld. Çifti i kanë rezistuar paragjykimeve për diferencën në moshë dhe ngjyrën e lëkurës së futbollistit.
Madje e kanë mbrojtur me forcë dashurinë e tyre. Aktorja gjatë intervistave ka treguar më parë se ka marrë edhe aprovimin e katër fëmijëve të saj, për të nisur një lidhje me Keith, si edhe të ish-bashkëshortit.

/Panoramaplus.al

adriana matoshi adriana matoshi (1) adriana matoshi, keith (7) adriana matoshi (5) adriana matoshi (5)

© Panoramaplus.al