10 Nëntor, 2018

“Faleminderit, tjetri”, Kiara Tito ka një mesazh për Butrint Imerin?


“Thank U, Next” është kënga e Ariana Grandes, e cila falenderon të gjithë ish-ët e saj një e nga një. E mesa duket të gjitha vajzat që kanë hedhur pas krahëve shijen e hidhur të ndarjes kanë gjetur forcë pikërisht te kjo këngë.

Madje edhe moderatorja e njohur e njohur Kiara Tito ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë! Mbrëmë ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet duke pozuar në rrugë e veshur me një fustan të zi me lule ngjyrë floriri.

Ndërkohë bashkëngjitur me foton, Kiara ka lënë një mesazh shumë të qartë, i cili mund t’i dedikohet ish-të dashurit të saj, këngëtarit të njohur Butrint Imeri.

Moderatorja ka përdorur pikërisht titullin e këngës së Ariana Grandes si përshkrimin e fotos duke e falenderuar Butrintin për kohën që ishin bashkë.

“Faleminderit, tjetri”, shkruan Kiara bashkëngjitur me foton, ku duket se ka lënë pas krahëve shijen e hidhur të ndarjes me këngëtarin shqiptar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al