Xhesika Polo menjëherë pas performancës së saj në “Kënga Magjike”, është përlotur.

Ajo u emocionua pas duartrokitjeve dhe u përlot menjëherë. “Faleminderit që m’i kthyet lotët në lot gëzimi”, u shpreh ajo. Ajo është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun. Ka bërë një deklaratë së fundmi për “Natën me Aulonën”, ku edhe ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.

Ajo ka rrëfyer me detaje se cfarë ka ndodhur pak kohë më parë. “E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Kënga Magjike” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit.

Ajo më tha bëj një këngë, unë e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, theksoi ajo.
Ajo ka folur dhe për këngën e saj përfaqësuese në “Kënga Magjike” me titullin “Lotët e mi”, ka zbuluar historinë e këngës dhe se si është krijuar. E kam kënduar në 3 të natës pasi kisha mbaruar koncertin, isha e dërrmuar.

© Panoramaplus.al

