Aktorja e njohur Arjola Demiri ditën e sotme feston ditëlindjen.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të ajo mori urime të shumta nga miqtë dhe familjarët e saj, mirëpo atë të më të veçantin aktorja e mori nga shoqja e saj më e mirë, aktorja e njohur Adriana Matoshi.
Teksa postoi në Instagram një foto së bashku me të, aktorja zgjdihi fjalët më të ëmbla për ta uruar mikën e saj për ditëlindje, ndërsa me këtë rast e falenderoi atë që është pjesë e jetës së saj.
“Ti meriton të gjitha të mirat e botës. Prej thellësisë së shpirtit të uroj çdo të mirë në jetë, faleminderit që je pjesë e jetës time e faleminderit për dashurinë që më jep mua dhe familjes time githmonë. Shkelqefsh në skenë përgjithmonë, e lum Kosova e Shqipëria që t’kemi ty!”-ka shkruar Adriana.

© Panoramaplus.al

