1 Mars, 2019

“Faleminderit”, dedikimi më i bukur që mund ti bëni ish-të dashurës (VIDEO)


Edhe pse teksti është shkruar nga ai, kuptohet se kënga më e re e Alban Skënderajt nuk ka lidhje me jetën e tij personale.

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar ka publikuar ditën e sotme këngën e tij më të re me titull “Faleminderit”, që është një vlerësim për atë që keni kaluar bashkë me ish-partneren.

“Faleminderit për çdo çast dhe çdo frymëmarrje që më dhe/ Faleminderit, do të më gjesh gjithmonë aty ku më le”, është refreni i këngës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al