4 Gusht, 2021

Eva Murati së shpejti me një këngë? Moderatorja seksi tregon aftësitë në këtë fushë: Kam zë, tekstet i kam gati


Eva Murati i habiti të gjithë me zërin e saj kur u ngjit në skenë për të kënduar disa muaj më parë bashkë me Alar Band. Moderatorja seksi tregoi se është e aftë edhe në këtë fushë e mesa duket këndimi është në planet e saj.

eva murati (1)

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mur ati, e cila gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, zbuloi se jo vetëm do të këndojë, por aktualisht ka gati edhe disa tekste.

eva murati (2)

Nuk mund të jesh 100% një showgirl nëse nuk këndon! Kam kënduar 2 herë në televizion (para se të më dëgjonin) miqtë më thanë se do të jetë një lëvizje kamikaze, sepse nuk kam bërë ndonjë trajnim të përshtatshëm për të kënduar dhe madje edhe këngëtarët e vërtetë refuzojnë të këndojnë LIVE.

eva murati (7)

Herën e fundit që këndova para njerëzve ishte në 9-vjeçare dhe më pas kur hyra në gjimnaz nisa të prezantoja dhe këtu nisa karrierën profesionale si prezantuese televizive. Të kënduarit ishte diçka e frikshme, nuk kishte lidhje me prezantimin siç jam mësuar unë, nuk dija as si të mbaja mikrofonin!

eva murati (6)

Gjithsesi unë kam një zë të mirë, të qëndrueshëm, por të patrajnuar. Ndoshta një ditë do të bëj një këngë, tashmë i kam disa tekste gati (madje edhe tekste patriotike)”, shkroi Eva.

eva murati (4)

Bukuroshja e ekranit zbuloi muajin e kaluar se ka marrë oferta tunduese nga Italia dhe e pyetur nëse do të largohet nga Shqipëria, ajo tha:

Drejt asaj rruge është dhe për të thënë të vërtetën po bën oferta goxha tunduese. Por absolutisht zemra ime do të mbetet gjithmonë këtu në Shqipëri. Do të shkoj e do të vij me projekte të ndryshme. Detajet t’i lëmë sekret kur ta prekim atë vijën e finishit”.

eva murati (3) eva murati (8)

© Panoramaplus.al