Pas një eskortë u shtrua në spital pasi u infektua me COVID-19, kryebashkiaku i Modica ka dalë me një apel të çuditshëm.
Ignazio Abate u ka bërë thirrje burrave që të bëjnë testin e koronavirusit edhe pse rrezikojnë që bashkëshortet e tyre ti nxjerrin jashtë nga shtëpia.

Gruaja u shtrua në një spital në Foligno me simptoma të koronavirusit, por gjithashtu kishte qenë në Modica, për rreth dhjetë ditë.
“Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë,”– shpjegoi Abate për Repubblica. “Janë rreth 20 ose 30 persona që mund të jenë infektuar me virus. Këta të fundit gjithashtu mund të kenë infektuar njerëz të tjerë në shtëpi ose bare.”
Ndaj ai i bëri një apel për të gjithë burrat që kanë kryer marrëdhënie seksuale me eskortën.

“Shkoni dhe bëni testin edhe pse rrezikoni që bashkëshortja t’iu nxjerrë nga shtëpia”- tha kryebashkiaku Abate. “Ekzistojnë dy alternativa. E para që t’i rrëfeni bashkëshortes ose të dashurës që keni qenë klientë të gruas, e cila për disa ditë shndërroi një shtëpi pushimi në një vend ku ushtrohej prostitucion, dhe t’i shpjegoni se duhet të bëjnë tamponin, pasi mund të jenë pozitiv. Ose alternative e dytë, që i frikësohem, të lini gjithçka të kalojë në heshtje duke rrezikuar në përhapjen e infeksionit.”
Ai i ka kërkuar policisë të mbajë në vëzhgim banesën ku ushtrohej prostitucion për të rënë në gjurmë të prostitutave të tjera që mund të kenë takuar kolegen dhe t’i nënshtrohen edhe ato testit.
“Për sa i përket klientëve ka pak për të bërë, duhet të ndërgjegjësohen vetë,”- shtoi Abate.

