12 Shkurt, 2022

“Është tradhtuar 100%”- Pasi u akuzua publikisht, Alvisa Qarri zbulon arsyet pse u nda nga Bashkimi Saiti


Alvisa Qarri dhe Bashkim Saiti ishin dy konkurrentët e parë të këtij sezoni të Për’Puthen, të cilët dolën çift nga programi. Megjithatë lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi Bashkimi njoftoi se i ka ndërprerë marrëdhëniet me ish-konkurrenten.

Pas gjithë akuzave se ajo e tradhtuar, Alvisa ka folur për herë të parë për ndarjen nga Bashkimi. bashkimi-alvisa

Kanë qenë konkurrentët aktualë të programit, të cilët duke diskutuar rreth arsyeve që mund të kenë çuar në ndarje, kanë hedhur akuza drejt Alvisës sipas tyre e ka tradhëtuar Bashkim Saitin.

Nga ana tjetër Alvisa Qarri ishte e ftuar në një intervistë për “Prive” ku tregoi se ndarja nuk ishte e papritur, pasi ata e kishin vendosur së bashku që ta ndërprisnin me aq njohjen e tyre. Për sa i përket arsyeve që sollën këtë vendim ajo u shpreh se nuk ka ndonjë arsye specifike, por kanë qenë gjëra të vogla, duke mos hyrë në detaje.

“Janë disa gjëra që dolën ndryshe nga të dyja palët, por gjithsesi unë e vlerësoj shumë si njeri. Jam shumë e lumtur që e kam njohur pavarësisht të gjitha gjërave, por kjo është jeta, jo të gjitha gjërat shkojnë siç duam ne.

Unë jam një tip që jo për gjithçka që thuhet ose për akuzat që hedhin, nuk kam një përgjigje nëse ajo nuk është e vërtetë. Jetojmë në një botë ku jo të gjithë na duan. Ka njerëz që hakmarrjen nuk duan ta ndërpresinn në një moment të caktuar. Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.

Kemi komunikuar dhe kemi vendosur që njohja jonë, se s’dua ta quaj lidhje, të përfundote aty. Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program. Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar. Nuk është se ka qenë njëproblem madhor kanë qenë problem te vogla.”- tha ajo.

alvisa

 Në diskutimin në studio, shumica e të pranishmëve ishin në të njëtin mendim se Alvisa e ka tradhëtuar Bashkimin, madje shtuan se “të gjithë e dinë se me kë”. Nga ana tjetër, Albi, një mik i të dyve ka treguar se gjërat janë definitive dhe ndarja erdhi prej konflikteve të vazhdueshme.

Albi: Ndodhi ajo që duhet të ndodhte. Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte për arsye të ndryshme, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas here konflikte, mospërputhje të mendimeve dhe vendosën ti japin fund. Është një shkëputje definitive e tyre. Kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat. Arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre. Bashkimi po e vuan këtë situatë. Për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.

Edi: Është tradhtuar 100%.

Ana: Është përdorur. Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe nuk mori asgjë. Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër.

Sami:Edhe unë mendoj që është tradhëtuar, siç e dimë të gjithë këtu.

Ritvana: Mbaroi ë? Pa ekzistuar diçka, s’ka se si përfundon. Lërini broçkullat dhe jini të vërtetë!

WhatsApp-Image-2022-01-25-at-10.55.13

alvisa-bashkim

alvisa-bashkim1

bashkim saiti, alvisa qarri (7)bashkim saiti, alvisa qarri (5)

 

 

© Panoramaplus.al