Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, nuk është i lumtur! Ai është sot një ndër artistët shqiptarë që po korr famë jashtë trojeve shqiptare, me bashkëpunimet e suksesshme që ka realizuar.

Por së fundmi nëpërmjet një postimi në profilin e “Instagram”-it, ai shprehet se nuk është i lumtur siç ishte më parë. Mesa duket karriera nuk është gjithçka ndaj dhe reperi nuk është më ai i njëjti.

“Nuk jam i lumtur siç kam qenë më parë. Më mungon të mos di shumë gjëra”, shkruan Gashi në postimin e tij.

Ndërkohë kujtojmë se ai do të vijë në Kosovë shumë shpejt, pasi do të jetë i pranishëm në “Sunny Hill Festival” që do të mbahet në datat 2,3 dhe 4 gusht në Prishtinë.
© Panoramaplus.al
