20 Korrik, 2023

“Është shumë e vështirë pa Florin”/ Landi i ‘West Side Family’ flet për projektet e reja të grupit: Duam të ketë një fabulë që na përfaqëson


Grupi “West Side Family” është një ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Që pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit grupi i famshëm nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë.

Së fundmi i ftuar në “Pardon My French” ishte Landi i ‘West Side Family’.

Gjatë intervistës këngëtari foli për planet, projektet e fundit muzikore, duke i lumturuar fansat dhe për  këngët që do të vijnë së shpejti. Sakaq Rolandi nuk la pa përmendur dhe dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin në muzikë edhe pse është shumë e vështirë për ta.

Lidhur me projektet muzikore, këngëtari u shpreh se po përpiqen te gjejnë një fabulë që i përshtatet grupit, teksa theksoi se pa Florin është shumë e vështirë por ata vazhdojnë ende të punojnë me vëllain e tij, Albanin.

“Ne mundohemi të gjejmë një fabulë, të përfaqësojë West Side Family. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’i kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të bëhen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne punojmë ende me vëllain e tij, Albanin”.

 

© Panoramaplus.al