Aktori i njohur Al Pacino, është bërë baba për herë të katërt në moshën 83- vjeçare disa javë më parë.

Ylli i filmit ‘Godfather’ ka rrëfyer së fundmi ndjesitë për pritjen e fëmijës së tij të parë me të dashurën Noor Alfallah.
“Është shumë e veçantë,” tha Pacino në një video të publikuar nga Daily Mail.
“Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë kur të vjen në këtë kohë.”

Pacino dhe partnerja e tij 29 vjeç, ndezën thashethemet për romancë në prill 2022, kur u panë duke dalë së bashku në Kaliforni.
Më parë Alfallah ka qenë në një lidhje me Mick Jagger për një vit para se t’i jepnin fund romancës së tyre në vitin 2018.
Ndërsa ylli i ‘Scarface’ është babai i Julie Pacino, 33 vjeç, me ish-partneren Jan Tarrant, Anton Pacino, 22 vjeç, dhe Olivia Pacino, 22 vjeç, me ish-Beverly D’Angelo.


