6 Mars, 2020

“Është shkatërruese për mua,”- Taylor Swift bën donacionin prej 1 milionë dollarësh për të ndihmuar …


 

Pasi tornadot shkatërruan disa pjesë të Tennessee, këngëtarja Taylor Sëift ka ndërmarrë veprime.

Ylli botëror ka vendosur të dhurojë 1 milionë dollarë në fondin e emergjencës për të ndihmuar banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.

“Nashville është shtëpia ime dhe fakti që kaq shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre është shkatërruese për mua,”– shkroi Swift në Instagram të enjten, duke inkurajuar fansat e saj për të dhuruar gjithashtu.

Këngëtarja iu bashkua një numri artistësh të mëdhenj që po japin donacione për rindërtimin e vendit.

Këngëtari Chris Young dhuroi 50.000 dollarë për fondacionin ndërsa Johnny Van Zant  10.000 dollarë. Ata gjithashtu u bënë thirrje fansave të japin donacione për të ndihmuar të prekurit.

Por kjo nuk është hera e parë që Taylor ka dhënë para për ndihma. Në vitin 2016 po ashtu dhuroi 1 milionë dollarë për të prekurit nga përmbytjet në Louisiana.

Dy tornado goditën Tennessee në fillim të kësaj jave duke lënë 24 të vdekur dhe qindra ndërtesa të shkatërruara.

© Panoramaplus.al