11 Nëntor, 2022

“Është serioze, s’ka qenë kurrë më i lumtur”- Chris Evans gjen dashurinë në moshën 41-vjeçare, kush është aktorja që i rrëmbeu zemrën


Chris Evans është në një lidhje të re dashurie. 41-vjeçari mësohet se prej një viti është në një romancë me aktoren portugeze Alba Baptista.

chriss evans

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë”, tha një burim për People, duke shtuar se marrëdhënia e tyre është serioze.

25 vjeçarja Baptista aktori në filmin “Ms. Harris Goes to Paris”. Ajo flet pesë gjuhë dhe është vajza e një inxhinieri dhe një përkthyeseje.

Në vitin 2018, ajo bëri një punë të gjerë humanitare në një jetimore në Kamboxhia duke u fokusuar në arsim.

Vitin e kaluar, fitoi çmimin Shooting Star në Festivalin e Filmit në Berlin. Këtë javë, Evans u emërua mashkulli më seksi i vitit 2022 nga People.

Ylli i “Captain America” tha se ndihet “shumë i kënaqur” me jetën e tij tani, duke u fokusuar për të mbajtur një ekuilibër mes punës dhe jetës personale, si edhe duke kaluar kohë me njerëzit e tij të dashur.

“Kjo është absolutisht diçka që unë dua: grua, fëmijë, ndërtimin e një familjeje”, shtoi Evans. “Kur lexoni për shumicën e artistëve të mirë, qofshin aktorë, piktorë, shkrimtarë, shumica prej tyre pranojnë se nuk është puna që ata bënë, për të cilën ndihen krenarë, por familjet ata krijuan, dashurinë që gjetën, dashurinë që ndanë. Këto gjëra janë më të rëndësishmet.”

Me rritjen e moshës, Evans tha se është bërë një partner më i mirë.

“Ju kaloni shumë kohë duke mësuar se çfarë ka qenë e dobishme dhe çfarë nuk ka qenë. Unë kam qenë në gjendje të identifikoj se ku kam nevojë për përmirësim dhe çfarë funksionon”, shtoi aktori.

Evans është i njohur për romancat me aktoret Jenny Slate, Minka Kelly dhe Jessica Biel.

 

© Panoramaplus.al