13 Qershor, 2023

“Është puna jonë dhe janë arsyet tona”/ Pas aludimeve se i ka dhënë fund lidhjes me Olsi Bylykun, reagon ashpër Egli Tako


Olsi Bylyku dhe Egli Tako po përfliten prej disa javësh tashmë se i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

E teksa në rrjet janë hedhur shumë spekulime se cilat kanë qenë arsyt qe kanë sjellë ndarjen e çiftit, së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Eglit në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë infromacion se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Olsit, ajo i është drejtuar ashpër portaleve ndaj lajmeve që kanë çënuar familjen e saj.

“Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private! Por meqenëse puna erdhi deri në këtë pikë, nuk mund të hesht më! Të nderuara PORT’HALE, dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime po për pak vëmendje nëpër tavolina, komentoni mbi emrat tanë, ky status është për ju! Ne kemi marr përsipër riskun për të qenë figura publike, e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojmë) por familjarët tanë JO!

A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është PUNA JONË DHE ARSYET TONA! Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të të ndryshmot me emrat tanë, por me familjarët, JU PREMTOJ se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin! Mjaft e shitët veten kaq lirë!”- shkroi Egli nëpërmjet një postimi në InstaStory.

© Panoramaplus.al