2 Gusht, 2022

Është paragjykuar shpesh për fizikun, Ronela Hajati tregon ç’pjesë ‘urren’ më shumë në trupin e saj


E konsideroi më të rëndë se thyerjen e zemrës, sot Ronela Hajati tregon pjesën më të “urryer” në trupin e saj.

Bëhet fjalë për gishtat e këmbës. Me anë të një story në Instagram, këngëtarja ka treguar se pikërisht gishtat e këmbës janë pjesa që urren më shumë në trupin e saj.

“Këmbët e mia janë shumë të shëmtuara, i urrej,”-shkruan Ronela.

Më herët ju kujtojmë që gjatë një performance të saj në sheshin Skënderbej, jo gjithçka shkoi siç duhet për Ronelën. Asaj iu thye thoi i madh i këmbës, dhimbje kjo më e rëndë se edhe thyerja e zemrës sipas këngëtares.

“Të është thyer zemra? Ke dhimbje? Provo, të të thyhet thoi.”-shkruante Hajati katër ditë më parë në Instagram.

© Panoramaplus.al