7 Qershor, 2023

“Është një vajzë me këmbë në tokë”/ Nga miqësia me Kiarën tek pjesmarrja në “BBV”, rrëfehet Xhesika Berberi


Modelja e njohur, Xhesika Berberi, prej vitesh jeton dhe punon në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ditën e sotme ajo ishte ftuar në emisonin “Wake Up”, ku ndër të tjera modelja ka komentuar edhe ish-banorët e “Big Brother Vip 2”.

E teksa nuk i rezervoi fjalët e ëmbla për Kiara Ttiton, të cilën e njeh prej kohësh, ajo tha se moderatorja dhe Luiz Ejllin janë një çift që e duan shumë njëri-tjetrin.

Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë. Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.”-tha Xhesika.

E pyetur nga moderatori Blendi Salaj se a do dëshironte që të ishte pjesë e “Big Brother Vip 3”, modelja u shpreh se nuk e shikon veten në një format të tillë.

“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant si timë, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë”, u shpreh modelja.

 

© Panoramaplus.al