1 Shtator, 2023

Është një nga më të mëdhenjtë në botë, superjahti luksoz 500 mln dollarësh i miliarderit Jeff Bezos mbërrin në Portin e Durrësit


Superjahti 500 mln dollarësh i miliarderit Jeff Bezos ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Mësohet se “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë dhe mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.

Jahti me gjatësi 127 metra u ndal sot në portin e qytetit bregdetar për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

“Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.

Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.

✅257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit”, thuhet në njoftim.

© Panoramaplus.al