26 Gusht, 2021

Është në lidhje me një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”? Sindi Loci zbulon se i dashuri i saj…


Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, është në një lidhje dashurie me një djalë të panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka pranuar më parë se është e dashuruar dhe ndihet shumë e lumtur me partnerin që ka në krah.

sindi loci (8)

Pas këtyre deklaratave, të gjithë ndjekësit e Sindit në Instagram janë bërë kuriozë të dinë se kush është mashkulli misterioz që bëri për vete “vajzën e virgjër”. Ditën e djeshme, gjatë një bisede virtuale në Instastory, Sindi iu përgjigj pyetjeve të fansave rreth lidhjes së saj.

Një ndjekëse e pyeti nëse është e lidhur me Elvis Lushin, i cili është po ashtu një ish-konkurrent. Por Loci tha se “me Locon mbetemi miq shumë të mirë!”.

sindi loci (9)

Edhe pse ka thënë se partneri i saj nuk është një personazh publik, sërish ndjekësit e kanë pyetur nëse është e lidhur me djem të tjerë që kanë qenë pjesë e programit të dashurisë.

Është e vërtetë që je në lidhje me Princin?”, ishte pyetja e radhës, së cilës Sindi iu përgjigj: “Jo!”.

sindi loci (1)

Je në lidhje me Atdheun”, i shkroi një tjetër, por edhe në këtë rast Loci tha: “Jo, nuk kemi pikën e lidhjes. Ndajmë dy botëkuptime dhe qëllime të ndryshme në jetë. Asgjë më shuëm se miqësi shumë e mirë nuk do ekzistojë kurrë mes nesh!”.

sindi loci (10)

Disa ndjekës të tjerë kanë vënë re një detaj kohët e fundit tek postimet e Sindit: ajo publikon foto të një çifti sa herë i përgjigjet pyetjeve të fansave.

Prandaj, në lidhje me këtë një ndjekëse i shkroi: “Bone të dashur, tani vetëm foto për dashuri hedh. Mos u sill si e fiksuar.”.

Sindi iu përgjigj: “Cili është problemi yt?! Unë postoj çfarë të dua, sepse hera e fundit që kontrollova, kjo është ende llogaria ime e Instagram-it. Nëse postoj diçka që tregon gjendjen time shpirtërore aktuale, nuk do të thotë që jam e fiksuar. Do të thotë që jam një person shumë ekspresiv dhe nuk më bëhet vonë se çfarë mendon ti apo njerëz të tjerë për postimet e mia”.

sindi loci (4)

sindi loci (5) sindi loci (6)

© Panoramaplus.al