Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka folur së fundmi për reperin Kanye West gjatë koncertit të saj në stadiumin “Foro Sol” në Meksikë.

Gjatë performancës ajo i falenderoi të gjithë fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë viteve, ndërsa në një moment foli edhe për incidentin e VMA-s të vitit 2009 ku West i ndërpreu fjalimin e pranimit të një çmimi kur ajo ishte vetëm 19-vjeçe.
“Është mënyra më e mirë për t’u ndërprerë, meqë ra fjala, vetëm njerëzit që këndojnë emrin tënd.”– tha Swift.

Ky koment i saj mesa duket i referohej reperit pasi disa vite më parë kur ajo doli në skenë për të pranuar çmimin për videon më të mirë për këngën “You Belong With Me”, West ia rrëmbeu mikrofonin nga duart duke u shprehur se Beyonce duhet ta kishte fituar këtë çmimi dhe jo ajo.

“Jo, Taylor, jam shumë i lumtur për ty, do të të lë të mbarosh. Por Beyonce kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave!”– tha West në atë kohë.
Më vonë atë mbrëmje, Beyoncé i kërkoi Swift-it të kthehej në skenë që të “kalonte momentin e saj”.
Edhe pse West më vonë pretendoi se e kishte thirrur Swiftin për të kërkuar falje, ata debatuan sërish në vitin 2016.
Mirëpo mesa duket kjo çështje mes dyshes nuk është mbyllur akoma dhe këtë gjë e tregon më së miri “thumbi” që këngëtarja bëri për reperin gjatë koncertit të saj.
© Panoramaplus.al
