20 Gusht, 2020

Është larguar apo jo nga “Portokalli”? Postimi i fundit i Arbana Osmanit për Xhemi Shehun na bëri lëmsh sërish


Që prej fillimit të korrikut kanë qarkulluar lajme se moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë” në sezonin e ri.

xhemi1

Pas një komenti në Instagram nga Xhemi, askush nuk kishte më dyshime për këtë gjë.

xhemi6

Në një foto të postuar nga mikja e saj, Arbana Osmani, Xhemi është pyetur nëse lajmi i largimit është i vërtetë apo jo dhe përgjigja e saj ishte “PO”.

Por, duket se diskutimet në lidhje me largimin e saj do të vazhdojnë, pasi ka qenë përsëri Arbana Osmani, ajo që ka ngritur dyshime.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Osmani shkruan: “Po, kjo thotë që ka ik nga Topi, por sipas meje më shumë ka ikur nga trutë”.

arbana e xhemi

Përfundimisht, duket se do ta zbulojmë në fillimin e sezonit të ri të “Portokallisë” nëse Xhemi do të jetë apo jo pjesë e spektaklit.

xhemi4xhemi3xhemi2

© Panoramaplus.al