Aktori italian Michele Morrone, ylli i i filmit “365 Days”, ka shkaktuar ‘trazira’ dhe dyshime për drejtimin e tij seksual me postimin e fundit në rrjet.

“Unë jam një gënjeshtar“, ishte mbishkrimi i fotos ku ai pozon i zhveshur me modelin Simone Susinna, shkruan “Cosmopolitan”.

Kur Susinna gjithashtu ndau fotografinë me të njëjtin mbishkrim, fansat filluan të pyesnin nëse aktori ka vendosur të flasë hapur për drejtimin e tij seksual.

Ndërsa disa ishin të tronditur nga këto thashetheme, të tjerët e quajtën atë një “mrekulli të muajit”.

“365 ditë” që tronditi titujt e të gjithë vitit 2020, do të kthehet me Michele duke luajtur gangsterin Massimo Torricelli dhe Anna-Maria si Laura Biel.

“Cosmopolitan” shkruan se filmi “365 Days” do të vijë me një pjesë të dytë dhe në të do të marrë pjesë edhe Simone Sussina.

“Rivali i bukur i Michelle Morrones,”- shkruhet në artikuj, ku prezantohet dhe roli që do të ketë Sussina. Ky i fundit do të jetë personazhi i tretë që do të trazojë çiftin Laura-Massimo, duke i marrë mendjen bukuroshes bionde.


