1 Tetor, 2022

“Është gjithçka që kam kërkuar në jetë”/ Filloreta Raçi i dedikon fjalët më romantike partnerit të saj


Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur zbuluan publikisht me romancën e tyre. Dyshja prej muajsh kanë një lidhje të konsoliduar dhe duken se gjërat mes tyre janë serioze.

Dhe që prej asaj kohe, kengetarja nuk kursehet aspak kur vjen puna për t’i treguar publikut dashurinë e madhe që ndjen për partnerine saj.

Së fundmi Fifi ka realizuar një bisedë vrituale me ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dijnë rreth jetës përsonale të artistes apo detaje nga marrëdhënia e saj.

Një ndjekës e ka pyetur artistën nëse ndihet e plotësuar tashmë që ka në krah Adisin. Filloreta nuk ngurroi të përgjigjej, teksa e cilësoi si ‘gjithçka që ka në jetë’.

“Është gjithçka që kam kërkuar në jetë. Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar… Nuk lodhem duke shkruar për të e as nuk do të lodhem kurrë… Vetëm Zoti ka ditur me ma sjell kapakun e tenxheres time dhuratë. Të dua më shumë se çdo gjë në univers!”- u përgjigj ajo.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël. Mediat publikuan lajmin se artistja nga Kosova ishte shtatzënë me partnerin e saj, Adisin.

Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën. Por duket se Fifi dhe Adisi do të vijojnë edhe për pak kohë të jenë 2. Nga burime pranë çiftit kemi mundur të mësojmë se artistja nga Kosova nuk është në pritje të ëmbël dhe vijon angazhimin e saj si artiste, natyrisht gjithnjë shoqëruar nga partneri i saj.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa. Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë.

Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin. “Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij. Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar- “Urime! Mas juve Inshallah”. Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët.

© Panoramaplus.al