
Timothée Chalamet pranon se është “e vështirë të jesh gjallë” në një epokë të përcaktuar nga mediat sociale.
“Të jesh i ri tani – mund të flas vetëm për brezin tim – gjykohesh intensivisht,” tha aktori, 26 vjeç, gjatë një konference për shtyp në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’, për E!NEWS. Chalamet – i cili po promovonte filmin e tij të ardhshëm “Bones and All” – u tha gazetarëve se “ishte një lehtësim” të luante një personazh të quajtur Lee, i cili u rrit në një kohë shumë përpara se platformat si Reddit, Twitter, Instagram dhe TikTok të ekzistonin.
“Pa gjykuar për këtë, por unë mendoj se është e vështirë të jesh gjallë tani,” shpjegoi ai. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë është të rritesh pa sulmin e rrjeteve sociale dhe ishte një lehtësim të luaja personazhe që po luftojnë me një dilemë të brendshme pa aftësinë për të shkuar në Reddit, ose Twitter, Instagram ose TikTok dhe shohin ku përshtaten. Unë mendoj se një kolaps shoqëror është në ajër dhe kjo është arsyeja pse shpresojmë se filmat kanë rëndësi, sepse ky është roli i artistit … për të ndriçuar atë që po ndodh.”

Të premten, filmi i fundit i Chalamet mori një ovacion 10-minutësh pas premierës së tij në festival. Filmi horror i drejtuar nga Luca Guadagnino, zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të epokës së Ronald Reganit, ndërsa dy kanibalë adoleshentë nga Indiana – Lee (Chalamet) dhe Maren (Taylor Russell) – janë në kërkim të babait të zhdukur të këtij të fundit.
Regjisori italian më parë zgjodhi Chalamet për të drejtuar dramën e tij queer-romantike të vitit 2017 “Call Me By Your Name”, e cila zhvillohet në Itali në vitin 1938. Që atëherë, Chalamet ka luajtur në filma të ndryshme, nga fantastiko-shkencor “Dune” te përshtatja e Greta Gerwig-ut të përrallës së përjetshme “Little Women” deri te fiksioni historik shekspirian “The King”.

Në çdo rast, deklarata e guximshme e Chalamet ishte ‘e zbehtë’ në krahasim me pamjen e tij në premierën e “Bones and All” në të njëjtën ditë.


