28 Qershor, 2023

“Është e mrekullueshme që kam gjetur edhe njëherë dashurinë”/ Këngëtari i grupit të njohur, martohet për herë të katërt në moshën 89-vjeçare


Këngëtari i njohur i grupit “The Four Seasons”, Frankie Vallee dhe ish-drejtuesja e marketingut të CBS Jackie Jacobs kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

“Është e mrekullueshme që kam gjetur dashurinë edhe një herë në këtë fazë të jetës sime”, tha 89-vjeçari për revistën People.

Me këngën ‘Can’t Take My Eyes Off Of You’ ata shkëmbyen vetëm me njëri-tjetrin betimet e dasmës në një ceremoni private në hotelin Ëestgate në Las Vegas.

Kjo është martesa e katërt për këngëtarin e njohur që ka shënuar më shumë se 35 hite, duke përfshirë “Sherry”, “December, 1963 (Oh, What a Night)” dhe “Grease”, në top listën e këngëve të Billboard Hot 40 100, si me grupin ashtu edhe si artist solo.

Partnerja e Frankie zbuloi se ata u takuan në një restorant në Los Angeles teksa darkonin me miqtë në vitin 2007.

“Kemi mbajtur kontakte përmes telefonit teksa ai më thirri dhe më kërkoi të dilnim në fund të 2015-ës dhe që atëherë jemi bashkë”, shtoi ajo.

 

 

© Panoramaplus.al