3 Shtator, 2020

“Është dashuria e jetës sime”- Rihanna fal Chris Brown dhe befason me deklaratën: Gjithmonë do ta dua


Këngëtarja e famshme Rihanna ka habitur me deklaratën e saj për marrëdhënien me Chris Brown.

Ylli i muzikës pop pranoi se “ka rindërtuar” miqësinë e saj me këngëtarin, ndërsa shprehet se do ta dojë gjithmonë.

Në shkurt 2009, Chris Brown pranoi se kishte dhunuar Rihannën, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë, në mbrëmjen e ndarjes së Çmimeve Grammy.

Ai u dënua me 5 vite provë dhe u urdhërua që të qëndrojë larg këngëtares.

Dhe tani 32-vjeçarja në një intervistë për  Oprah Winfrey tregoi se e ka falur ish të dashurin e saj.

“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besimin dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Kjo është diçka që ne nuk e ndryshojmë dot kurrë,”– u shpreh ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “Unë mendoj se ai ishte dashuria e jetës sime. Ai ishte dashuria e parë. Dhe e shoh që ai më do në të njëjtën mënyrë. Unë me të vërtetë e dua atë. Kështu që gjëja kryesore për mua është se ai është i qetë. Unë nuk jam e qetë nëse ai nuk është i lumtur ose i vetmuar.”

E pyetur nëse e kanë rindezur sërish romancën, këngëtarja u përgjigj: “Ai është në një lidhje. Unë jam single por kemi mbajtur miqësi të ngushtë që kur është hequr urdhri i ndalimit. Kemi punuar për ringritjen e kësaj miqësie, pak nga pak dhe nuk ka qenë e lehtë. Nuk është e lehtë.”

Ajo tregoi se përmirësimi i marrëdhënies së saj me babain, i cili i dhunonte mamanë, bëri që të falte 31-vjeçarin.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al