23 Korrik, 2021

“Është abuzuar …”- U largua papritur nga ekrani, Nevina Shtylla tregon a do rikthehet më në televizion dhe arsyen pse nuk flet për jetën private


Nevina Shtylla u zhduk papritur nga ekrani, ndërsa programi ku ajo ishte pjesë vazhdonte ende.

Në atë kohë, moderatorja u shpreh se ishte infektuar me COVID ndaj ishte shkëputur nga televizioni.

nevina shtylla (2)

E ndërsa të gjithë ndjekësit prisnin të rikthehej në emision, Nevina Shtylla u duk se u largua përfundimisht.

Madje u përfol për një përplasje mes saj dhe koleges, Fjoralba Ponari për drejtimin e “Portokalli”, megjithatë asnjëra prej tyre nuk iu adresua asnjëherë këtyre thashethemeve.

nevina shtylla10

E ftuar në “Wake Up”, ajo tregoi se këtë periudhë bëri pushim nga ekrani dhe ka marrë disa oferta shumë të mira, të cilat po i shqyrton por ende s’ka asgjë konkrete se ku do e shohim.

nevina shtylla5

“Në çdo punë, në çdo profesion pavarësisht dëshirës që kemi dhe pasionit, kemi dhe pakënaqësitë tona. Janë gjëra të vogla që fundja mund ti kem ndaj vetes sime, se si mund të kem dal në një projekt ku kam qenë deri vonë në Top Channel.

nevina shtylla2

Kështu që kam pasur rezerva edhe për veten time. Largimi ka pasur të bëjë pikërisht me këtë dëshirën për tu rritur më tej në televizion. Nuk ka të bëjë me asnjë lloj pakënaqësie që lidhet me produksionin apo median, apo njerëz specifik. Megjithatë ndodh se edhe brenda stafit ka pakënaqësira, kështu që janë shumë të vogla për t’ia vënë fajin apo përgjegjësinë një situatë të tillë. Nuk do doja të tërhiqesha nga televizion përfundimisht. E dua shumë ekranin, punën që bëj. Më ka dhënë mbrapsht shumë. Për momentin tafmaja e madhe më ka lënë pushim dhe me disa propozime shumë të mira për shtatorin.

nevina shtylla8

Po mundohem ta shijoj verën shumë pasi për shtatorin s’kam vendosur asgjë përfundimtare por po marr në konsideratë disa projekte goxha të mira dhe duhet ta mendoj mirë nëse do të rikthehem me kuptimin e plotë të fjalës në televizion apo jo.

Jam gati 6-7 vite që jam pjesë e televizionit me problematikat dhe të mirat e veta.

Nuk është bërë kohë mjaftueshëm që unë të lodhem”, u shpreh moderatorja.

nevina shtylla7

Teksa u pyet në lidhje me deklaratat e saj se nuk do fliste më për jetën private, Nevina Shtylla u shpreh: “Më shumë se sa jam lodhur kam atë frikën të mos cenoj njerëzit që kam përreth, është bërë një lloj abuzimi. Flitet për lidhje me këdo djalë që mund të dal në krah, bëjmë një foto bashkë dhe do thonë që jemi të lidhur.”

nevina shtylla6

“Nuk do thonë se ti sepse s’mi ke hedhur sytë asnjëherë”, shtoi moderator programit Isli Islami.

“(Qesh) mundohem të ruaj veten duke mos u ekspozuar më shumë sesa duhet”, përfundoi Nevina Shtylla.

/Panoramaplus.al

nevina shtylla13

nevina shtylla12

nevina shtylla11

 

nevina shtylla9

nevina shtylla4

nevina shtylla3

nevina shtylla1

nevina shtylla

© Panoramaplus.al