Ndonëse vitin e ardhshëm do të mbushë 60 vjeç, modelja e njohur Elle MacPherson ‘çmend’ fansat me trupin dhe pamjen e saj tërheqëse.

Bukuria ‘marramendëse’ e fotomodeles australiane është falë ushqimit të duhur dhe plotësimit me vitamina natyrale.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një intervistë të vjetër që ajo ka zhvilluar me “Megyn Kelly Today”, ku ylli ka treguar dietën e saj dhe se çfarë bën ajo që të duket kaq e perfekte në këtë moshë.
“Kur mbusha 50 vjeç nuk po ndihesha shumë mirë. Vura re lëkurën, flokët dhe peshën time. Thjesht nuk ndihesha e frymëzuar, kisha dëshirë të konsumoja shumë ëmbëlsira dhe kisha probleme me tretjen. Shkova te dietologia ime dhe thashë dëgjo, diçka nuk është në rregull, duhet të rishikoj stilin tim të jetesës. Po merrja shumë vitamina sintetike, kështu që më sugjeroi një multivitaminë të fuqishme, prebiotikë dhe pluhur probiotik. Fillova ta merrja sepse isha e kequshqyer, nuk flija shumë dhe nuk po haja mjaftueshëm fruta dhe perime ndërsa po pija shumë kafe.”- tha Elle.
Ajo gjithashtu tregoi se bëri një plan të ri ushqimor për një muaj rresht dhe mori disa multivitamina natyrale, ndërsa pas kësaj jeta e Elle u ndryshoi plotësisht.
“Unë pashë një transformim të madh dhe shoku im, i cili tani është CEO im, tha ‘çfarë po bën, dukesh e mrekullueshme?’ dhe i thashë se po merrja këtë pluhurin jeshil dhe më ka ndryshuar jetën”, tregoi ajo.
Transformimi dramatik i Elle e çoi atë në fillimin e biznesit të saj të suplementeve natyrore ‘WellCo’.
Kjo vjen pasi supermodelja e njohur pranoi se nuk e ka dashur kurrë modelingun, por është mirënjohëse për mundësitë e biznesit që i ka sjellë.
“Nuk më pëlqeu modelingu, por më pëlqen ajo që më solli modelimi”, tha ajo në emisionin “This Morning” të ITV majin e kaluar.
© Panoramaplus.al
