31 Korrik, 2020

Eros Grezda publikon foton nga pushimet duke pushuar po harron detajin e rëndësishëm, ia kujton Oriola Marashi


Eros Greza dhe Oriola Marashi janë arratisur me pushime në Turqi.

Çifti po shijojnë momentet e dashurisë së tyre në bregdetin turk, ndërsa ndajnë me ndjekësit herë pas here imazhe nga pushimet.

Së fundmi, futbollisti publikoi një foto dhe vëmendjen e tërhoqi komenti i Oriola Marashit.

“Një vend i mrekullueshëm për tu reklasuar dhe për tu stërvitur ☀️??️‍♀️”- shkroi Eros Grezda në përshkrimin e fotos së tij.

Megjithatë duket se futbollisti ka harruar një detaj që ia kujtoi e dashura e tij Oriola Marashi.

Modelja i plotësoi fjalinë duke thënë se vendi ku po kalojnë së bashku pushimet është gjithshtu shumë i mirë për të dashuruar.

“*Dhe për të dashuruar ❤️”- shkroi ajo.

Ndërsa Eros Grezda i ktheu koment, duke i bërë disa emoji zemre.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al