13 Tetor, 2023

Ermonela Jaho kandidon për çmimin prestigjioz të operës!


Ermonela Jaho është zëri shqiptar që prej vitesh ka pushtuar operat e botës.

Së fundmi ajo po garon me 5 konkurente të tjera për të fituar çmimin e madh “International Opera Awards 2023”, konkurs ky i cili ndodh një herë të vit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ermonela përmes një postimi në Instagram,  ndërsa ka vlerësuar kontributin e bashkëpunëtorëve të saj.

Të nominuarit për ‘The International Opera Awards 2023’ sapo u shpallën dhe jam i kënaqur që jam në një shoqëri kaq të mrekullueshme”, ka shkruar sopranoja.

Kujtojmë që në vitin 2016 Jaho ka fituar një nga këto çmime, ndërsa mesa duket edhe këtë herë sopranoja është e vendosur që të vlerësohet me një çmim prestigjoz.

 

© Panoramaplus.al