Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Gjatë kësaj interviste, Jonida do të bëjë një rrëfim për pjesëmarrjen e saj në Festivalin Europian të Këngës, ndjesitë e të qenit fituese e Festivalit të Këngës në RTSH.
Gjithashtu këngëtarja do të flasë edhe për jetën private. Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” spotin e emisionit.

Aty dëgjohet teksa Ermali i bën një pyetje të papritur në lidhje me divorcin e saj me bashkëshortin. “A është bukur kur ndahesh?”, dëgjohet të thotë moderatori, ndërkohë që Jonida shmang për disa sekonda para se të përgjigjet.
View this post on Instagram
Sonte ne Xing me Ermalin e ftuar shoqja ime e shkollës. @jonidamaliqi .? Ora 21:40, ne Tv Klan.
Përgjigjen e këngëtares na mbetet që të presim deri sonte në darkë kur të transmetohet emisioni “Xing me Ermalin”.

