Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, kujdeset gjithmonë që në postimet e tij në profilin e “Instagram”-it të ketë edhe humor.

Ai herë pas here publikon fotografi apo video, të cilat në të shumtën e rasteve të bëjnë për të qeshur.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Ermali ka postuar një fotografi ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Amarda Toska. Fotoja është realizuar kur kanë qenë të ftuar në dasmën e aktorit të njohur, Gaz Paja.

“Edhe pse ma hëngre kosin e frutave që kisha 2 ditë që e ruaja në frigo për ta ngrënë sot, unë prapë të dua!”- shkruan Mamaqi bashkëngjitur me foton që i ka bërë ndjekësit e tij të qeshin me lot.

“Hahahahaha ti je i modh lale pz”, i shkruan një fans. Ndërkohë një tjetër i komenton duke qeshur: “Waaa i fort je pz, të ma kishin ngrenë mua kosin… vizeenn”.
© Panoramaplus.al
