2 Shtator, 2019

Ermali dhe Ariana e kanë gjetur emrin e vajzës, sekretin e zbuloi gjyshi Sabri


Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

Ariana do të sjellë në jetë një vajzë, e për mirëseardhjen e vogëlushes, prindërit organizuan një festë.

Ndërkohë duket se ata kanë zgjedhur edhe emrin që do t’i vendosin vajzës së tyre. E këtë e ka zbuluar gjyshi Sabri Fejzullahu, i cili ka qenë i ftuar në emisionin veror “Sonte”.

Këngëtari i mirënjohur u shpreh se vogëlushja do të quhet Ana dhe është duke e pritur me padurim, sepse familja e tij po rritet me dashuri.

Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë aktualisht prindër të 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

© Panoramaplus.al