20 Gusht, 2021

Ermal Meta zbulon datën e koncertit që do të mbajë në “Air Albania”! Ja si mund të rezervoni vendet


Ermal Meta kishte paralajmëruar në qershor të këtij viti se do të mbante koncertin e parë pas pandemisë në Tiranë, më 26 korrik, në stadiumin “Air Albania”. Por kjo gjë nuk ndodhi dhe të gjithë fansat u bënë kuriozë të dinë se çfarë ndodhi me këtë koncert.

ermal meta (1)

Më në fund, këngëtari me origjinë shqiptare ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram se më 17 shtator do të jetë në Tiranë. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

ermal meta (2)

Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!“, shkruan vetë këngëtari në Instagram.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Ky turne do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë prezenca e këngëtarit në Shqipëri do të ketë një rëndësi emocionale për të.

Linku ku mund të rezervoni biletën: https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

ermal meta 2 ermal meta 1 ermal meta (2) ermal meta (7)

© Panoramaplus.al