4 Shtator, 2019

Ermal Mamaqi zbulon momentin më emocionues të “I love Tropoja”, luan në film bashkë me…


Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e filmit të tij më të ri, i cili mban titullin “I love Tropoja”.

Prej disa kohësh, ai së bashku me stafin dhe aktorët, janë transferuar në veri të Shqipërisë, ku po realizojnë filmin. Ai herë pas here publikon në profilin e tij në “Instagra” momente nga xhirimet.

Ditën e sotme, Ermali ka postuar një nga momentet më emocionuese të filmit që do të transmetohet në vitin 2020. Ai shfaqet pranë të birit të tij Joelit, në dasmë dhe vogëlushi është veshur me kostum tradicional shqiptar.

“Ditë me emocione dje…Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim. Joel Mamaqi në filmin “I Love Tropoja”, shkruan Ermali bashkëngjitur postimit.

© Panoramaplus.al