Prej vitesh është autor dhe moderator i emisionit të tij “Xing me Ermalin”, por siç e dini fillimet e Mamamqit në televizion ishin si aktor humori te “Portokallia”.

Ditën e sotme aktori i humorit, Rezart Veleshnja, zbulon se Ermali do të rikthehet në spektaklin e humorit, por si i ftuar.

Veleshnja ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video ku tregon se Mamaqi do të ngjitet në skenën e “Portokallisë” këtë të diel.
“Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do ta ndriçojë skenën këtë javë”, shkruan aktori i humorit.


